ARKATANA

Organizata “Fortesa” lavdëron qeverisjen në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Organizata joqeveritare “Fortesa” ka dhënë vlerësim pozitiv për qeverisjen në Gjilan, përkatësisht ka lavdëruar punën e Kuvendit Komunal, efikasitetin e Zyrës për Informim për publikim të akteve në dy gjuhët zyrtare dhe azhurnimin në përgjithësi të ueb faqes zyrtare.

Poashtu, organizata “Fortesa” ka dhënë vlerësimin se vërehet dukshëm një bashkëpunim i mirë mes ekzekutivit dhe legjislativit, ndërkaq u vlerësua edhe vullneti i kryetarit Lutfi Haziri që prioritet t’u jepet femrave sa i përket punësimit.

Këto vlerësime janë dhënë nga drejtoresha e OJQ “Fortesa”, Sanije Jahiri, në tryezën e mbajtur në Prizren, ku u lavdërua edhe toleranca ndëretnike dhe ndërfetare që mbretëron në Gjilan.

ARKATANA

Në debat ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka falënderuar organizatën “Fortesa” për këtë vlerësim, ndërkaq ka thënë se Gjilani është qyteti më i sigurtë në Republikën e Kosovës, pasi brenda më shumë se dy vjetëve nuk ka pasur asnjë vrasje.

Në debat është diskutuar edhe për komisionin për emërtimin e rrugëve, ku janë propozuar emra të femrave për t’i emërtuar.

Punëtoria është organizuar nga OJQ “Fortesa” me mbështetje të fondacionit “Friedrich Ebert”, derisa në të kanë marre pjesë edhe përfaqësues të komunave tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.