United Hospital

Musliu-Shoshi: Deklarata e Kurtit për media, presion politik i maskuar si shqetësim etik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka cilësuar të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mediat duke i etiketuar si “argatë të brendshëm”.

Musliu-Shoshi tha se kjo është një përpjekje e Kurtit për të delegjitimuar fjalën e lirë dhe për të frikësuar zërat kritikë në vend.

“Kur Kryeministri flet për “thasë parash”, për “argatë të brendshëm” dhe për “ndikime të fshehta”, pa ofruar asnjë fakt konkret dhe pa ndjekur rrugë institucionale, ai nuk po mbron demokracinë por ai po ndërton një narrativë të rrezikshme kundër mediave. Kjo nuk është transparencë. Ky është presion politik i maskuar si shqetësim etik. Në një demokraci funksionale, akuzat për financime të paligjshme nuk bëhen nga podiumet politike për konsum publik, por adresohen në institucionet e drejtësisë”, ka shkruar ajo.

FIDANISHTJA

Musliu-Shoshi ka shtuar se demokracia mbrohet duke i lënë mediat të lira edhe kur janë kritike ndaj pushtetit.

“Si Kryetare e Komisionit për Media, e konsideroj këtë gjuhë të papranueshme dhe potencialisht të dëmshme për klimën demokratike në vend. Mediat nuk mund të vendosen nën hijen e dyshimeve të përgjithësuara, sepse kjo krijon një ambient frike dhe autocensure. Po, transparenca është e domosdoshme. Po, pavarësia duhet të mbrohet. Por ajo nuk mbrohet duke hedhur akuza të paargumentuara ndaj të gjithëve. Ajo mbrohet duke forcuar institucionet, duke respektuar lirinë editoriale dhe duke mos përdorur pushtetin për të ndikuar narrativën publike”, ka shkruar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.