ARKATANA

Hadërgjonaj: Karantina për mua është më e vështirë, jam vetëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ylli i Kosovës që luan në Turqi për Kasimpasan, Florent Hadërgjonaj, ka bërë të ditur se vetizolimi ka qenë më i vështirë për të, pasi që ai është vetëm në Stamboll, përderisa bashkëlojtarët e tij i kanë edhe familjet aty.

Të gjitha aktivitetet sportive janë ndalur përkohësisht pothuajse në të gjithë Evropën, përveç në Bjellorusi, shkaku i koronavirusit, përderisa lojtarët si Florent Hadërgjonaj janë udhëzuar të vetizolohen, transmeton Gazeta Express.

“Për fat të mirë, unë jam mirë. Është një situatë e vështirë, por shyqyr Zotit unë jam mirë, siç themi në shqiptarët, jam mirë e shëndosh dhe kjo është kryesorja”, ka thënë Hadërgjonaj, në një intervistë të dhënë për Ich Bin Albaner.

“Në Turqi nuk ishte fillimisht e madhe, sepse patën vendos që as të mos ndalet futbolli. Por, që katër-pesë ditë kanë filluar të infektohen më shumë njerëz, tash është bërë edhe këtu më e madhe, sidomos në Stamboll, ku jemi rreth 15 milionë banorë”.

“Më shumë e shikoj se çfarë po ndodh në Kosovë e në Zvicër, pasi që për këtu nuk i kuptoj lajmet sepse janë në turqisht. Normalisht, këtu më tregojnë edhe bashkëlojtarët për gjendjen”.

UBT

“Tash edhe në Turqi janë ndalur ndeshjet dhe ushtrimet. Nuk na kanë treguar se deri kur janë ndalur, kështu që ne jemi duke pritur”.

“Nuk kemi bërë teste sepse ne i ndalëm ushtrimet dhe ndeshjet para se të përhapej shumë virusi në Turqi. Nuk i kemi bërë testet, ama siç po shihet, do t’ia nisim stërvitjet prej nesër ose pasnesër, kështu na kanë informuar. Besoj që fillimisht do t’i bëjmë testet, ta shikojmë a do të mundë të ushtrohemi”.

“Klubi na e ka dhënë një plan, që një javë jemi duke bërë ushtrime në shtëpi. Na kanë thënë të rrimë në shtëpi dhe nuk guxojmë as të shkojmë ta vizitojmë familjen. Unë jam këtu vetëm, është pak më e vështirë për mua, por kështu janë rregullat. Duhet ta mbrojmë veten dhe të gjithë popullin”.

“Normal që ka edhe gjëra më të këqija, por për mua është pak më e vështirë sepse jam vetëm. Këtu nuk e kam askënd, bashkëlojtarët e kanë familjen e fëmijët këtu. Është pak më ndryshe, por Zoti i ka punët në dorë, kryesorja është që të ruhemi, të rrimë në shtëpi, të mos e përhapim edhe më shumë këtë virus”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.