Si e sheh Gentjan Mezani fazën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll?
Njeriu i parë i pankinës së “bardhekuqëve” të Gjilanit, trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani, fazën e tretë të garave në Superligën e Kosovës e sheh tejet të fort dhe të paqartë gjerë në përfundim të kampionatit.
Nga 22 javë të zhvilluara “bardhëkuqet” e Gjilanit kanë bilancin, 13 fitore, 2 barazime e 7 humbje, duke u pozicionuar në pozitën e tretë me 41 pikë të tubuara, tri më pak se lideri Ballkani nga Suhareka.
Për trajnerin Mezani skuadra e tij gjatë këtyre 22 javëve ka mundur të merr edhe disa pikë më shumë, por shumë rrethana kanë ndikuar që të përfundojnë në kuoten e 41 pikëve.
” Kemi mundur më mirë të kalojmë por disa faktor kanë bërë që mos të arrijmë më shumë se 41 pikë, kemi pasur lëndime të futbollistëve, skuadra ka humbur disa ndeshje që nuk është dashur të humbim por edhe ndarja e drejtësisë ka qenë skandaloze në disa ndeshje duke na dëmtuar shumë rënd, por kështu e ka futbolli”, bënë të ditur për “Rajoni Press”, Mezani.
Për fazën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Mezani ka bërë të ditur se shumë skuadra janë pretendente për titull, por skuadra e Gjilanit do të kërkon që këto ballafaqime të rrethit të tretë ti merr me qetësi maksimale.
“Do të jetë një fazë e vështirë dhe e lodhshme, nuk do të ketë ndeshje të lehta pasiqë të gjitha skuadrat do të japim më të mirën e tyre, është mirë që si vendas do të presim Prishtinën e Ballkanin por këto janë skuadra që kanë treguar se dinë të zhvillojnë ndeshje të mira edhe si mysafirë, ne si skuadër do të jemi të qetë dhe do ti marrim ndeshjet një nga një, shpresoj se do të bëjmë lojëra edhe më të mira se në dy fazat e shkuara dhe kështu së bashku me gjithë stafin dhe tifozët “Skifterat”, t`i arrijmë objektivat tona”, përfundon Mezani./rajonipress/


