UBT

Edhe dy skuadra tjera i shtohen garës për Milot Rashicën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica do të largohet nga skuadra e tij aktuale Werder Bremen.

Klubi gjerman është drejt rënies në Bundesliga 2 dhe Rashica pritet të largohet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Liverpool, Crystal Palace, Newcastle United, Benfica e Borussia Dortmund kanë qenë skuadrat e interesuara për yllin nga Kosova.

Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit kosovar janë futur edhe dy skuadra të tjera.

Eco Higjiena

Mediat gjermane kanë raportuar se Southampton dhe Red Bull Leipzig janë duke kërkuar shërbimet e Rashicës.

23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove, por që kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat jashtë Gjermanisë.

Rashica këtë edicion ka zhvilluar 24 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës me Bremenin ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Largimi i vushtrriasit nga Werderi duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ai, në Angli apo do të vazhdoj në Bundesliga, por në një skuadër më të madhe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.