ARKATANA

Bersant Celina paralajmëron kthimin nga lëndimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli kosovar i Swansea Cityt, Bersant Celina, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, për t’i njoftuar ndjekësit se është duke punuar për t’u kthyer së shpejti në fushën e blertë, para ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës.

Bersant Celina mungoi në dy ndeshjet e fundit të Swanseas në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, kundër Fulhamnit e Blackburnit për shkak se ishte i sëmurë. Në ndeshjen paraprake, atë kundër Huddersfieldit, kosovari ishte lënë në stol, transmeton Gazeta Express.

Në një konferencë për media të enjten, para ndeshjes të së shtunës kundër West Bromit, trajneri Steve Cooper bëri të ditur se Celina pritet të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjavë, pasi që i është përkeqësuar një problem në komblik.

“Bersanti është duke pasur vështirësi me një problem në komblik. Ai e ka pasur këtë problem që një kohë të gjatë, por tani i është përkeqësuar gjendja”, tha Cooper.

FIDANISHTJA

“Ka raste kur gjendja i është përkeqësuar dhe ai është detyruar t’i lërë në gjysmë stërvitjet dhe ka pasur raste kur ai ka munguar kohë më të gjatë, si në ndeshjen kundër Derby Countyt”.

“Ai u detyrua t’i lërë në gjysmë stërvitjet dje dhe është ende duke ndierë dhimbje sot, ne po presim që t’i stabilizohet gjendja”.

Megjithatë, Celina në llogarinë e tij në Instagram e ka para lajmëruar kthimin e tij së shpejti, përmes një fotografie ku shihet duke ushtruar.

Trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës, Bernard Challandes, do të shpresojë që gjendja e Celinës të përmirësohet në kohë për ndeshjen e 26 marsit kundër Maqedonisë së Veriut dhe eventualisht finalen e play-offs kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë për kualifikim në Evropian. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.