Uji Dea

Fitore e vështirë, por e merituar e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në javën e 21-të, skuadra e Gjilanit në një fushë të mbuluar me ujë ka arritur me mjaft vështirësi ta mposht skuadrën e Feronikelit me rezultat 2-1.

“Bardhekuqët” e Gjilanit furishëm filluan ndeshjen dhe në minutën e 9-të, Fiton Hadari me mjeshtri arrin të realizon duke mposhtur portierin Lorian Smakiqin 1-0.

Tre minuta më vonë në minutën e 12-të, Fiton Hajdari edhe një herë shënon duke e detyruar portierin Smakiqin të kapitullon për herë të dytë.

Mysafirët arrijnë të zbusin epërsinë në minutën e 38-të, mbrojtësi Islami harkon e më së miri gjendet Albert Dabiqaj i cili me kokë shënon 2-1.

Mobi Casa

Në minutën e 50-të, mbrojtësi i Feronikelit Ilir Berisha luan me dorë dhe arbitri Fatmir Tahiri , akordon në pikën e bardhë për Gjilanin.

Nga pika e bardhë futbollist kroat Tomisllav Busiq gjuan por Smakiqi i’a mohon golin.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka deklaruar.
“Ndeshje e vështirë nëpër mot të vështirë, e deshëm më shumë fitoren dhe i’a arritëm të arkëtojmë tri pikë të vlefshme”.

Në ndeshjen e javës së 22-të, Gjilani ballafaqohet me Llapin në Podujevë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.