Nata ha vetveten (prozë poetike)
Kur natën e ha vetvetja, e mëngjesi vonohet për ndonjë agim, ëndrrat e kanë të vështirë të shkëputen nga mesnata, kurse qytetin e zë trishtimi, e korbat rrahin krahët frikshëm.
S’paska më zi për atë ëndërr të shkëputur në një orë të pashënuar në akrepa, e cila lodh veten për t’i rikujtuar mundimet e gjata e për të numëruar si fijet e flokut të thinjur mbi ballë.
Me agun nuk takohet kund dhe nis ta zërë trishtimi.
E gjitha ndodh kur rrugëve e rrugicave asgjë s’pipëtin, as qentë endacakë kur s’lehin, as kur të vrarët rivriten, as kur qyteti loton nga trishtimi…
Nga libri: “Pamjet e humbura të lojës” të Ramadan Mehmetit


