Fundamenti

“Trafikimi i organeve pretekst për krijimin e Gjykatës”, Thaçi: Akuzat s’çuan askund, gati 6 vite kemi dëgjuar vetëm riciklime të tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një intervistë nga Haga në ‘Top Story’, ish presidenti Hashim Thaçi hodhi poshtë akuzat për trafikim organesh të ngritura pas raportit të Dick Marty-t, duke i cilësuar hetimet si një justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale.

Thaçi argumenton se UÇK-ja është hetuar dhe gjykuar më shumë se çdo palë tjetër e konfliktit, ndërsa thekson se lufta në Kosovë ishte një përpjekje për vetëmbrojtje ndaj represionit dhe masakrave serbe.

Duke iu referuar edhe rolit të tij gjatë luftës, ai shprehu se u kthye nga Perëndimi për t’iu bashkuar rezistencës shqiptare dhe se veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë transparente.

“Hetimet rreth akuzave të Dick Marty-t për gjoja trafikim organesh nuk çuan as gjëkundi. Ato ishin thjesht një justifikim për themelimin e kësaj gjykate. Për gati gjashtë vite kemi dëgjuar riciklime akuzash, të trajtuara tash e tri dekada nëpër institucione të ndryshme të drejtësisë ndërkombëtare, pastaj edhe në ato vendore dhe ato serbe. UÇK-ja është më e hetuara dhe më e gjykuara nga të gjitha palët ndërluftuese në territorin e ish Jugosllavisë. Në anën tjetër, ajo ishte më bashkëpunuesja me drejtësinë ndërkombëtare nga të gjithë.

United Hospital

Diçka nuk përputhet këtu.

E vërteta është se shtypja historike dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve e masivizuan UÇK-në si reagim vetëmbrojtës popullor. Kujtojmë masakrat e shkurtit dhe marsit të vitit 1998 në Drenicë. Këtë fakt e konfirmojnë dhe i dhanë jehonë edhe diplomatët botërorë.

Serbia e nisi luftën. Kosova u mbrojt nga shfarosja. Të njëjtën gjë disa vite më parë e kishin bërë kroatët, boshnjakët dhe sllovenët përballë Serbisë. Siç po bëjnë sot edhe ukrainasit përballë agresorit rus.

U ktheva në Kosovë nga Perëndimi, atëherë kur jo pak njerëz mendonin se Kosova po jepte shpirt. U ktheva për t’iu bashkuar rezistencës shqiptare. Tani po akuzohem sikur kthimi im paska ndikuar për të ndezur hovin dhe masivizuar rezistencën. Çdoherë dhe gjithë aktiviteti im ka qenë transparent, për popullin e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh Thaçi./TCH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.