ARKATANA

Sulmohet shtetasi i Maqedonisë, derisa po këndonte në një kafiteri në Shillovë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Ankuesi shtetas i Maqedonisë, ka raportuar se derisa ka qenë duke kënduar në një kafiteri në fshatin Shillovë, komuna e Gjilanit është sulmuar fizikisht fillimisht nga i dyshuari shqiptar, ku më pas edhe tre persona tjerë janë involvuar në incident.

Uji Dea

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe fillimisht janë arrestuar tre persona. Të dyshuarit janë intervistuar, në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në PTH i cilësuar si “Sulm” njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/