Fidanishtja

Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s’ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime

/ 2 minuta lexim

Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për rastin e Arlinda Zekajt, duhet të ketë shkarkime, nëse sipas tij, nuk ka dorëheqje.Në emisionin DPT te Fidani, ai ka thënë se tashmë dihet edhe mënyra se si kanë dështuar hallkat e shtetit për trajtimin e këtij rasti dhe se sipas tij, për këtë duhet të ketë përgjegjësi.

“Dështimi dihet ku ka qenë… ka qenë te organet e rendit dhe ligjit, te sistemi i drejtësisë dhe Qendra e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Papërgjegjësia këtu është qaq e madhe, dështimi është qaq serioz, saqë nëse nuk ka dorëheqje, atëherë shkarkimi duhet me ndodhë, por nëse s’ka as dorëheqje, e as shkarkim, atëherë protestusit kanë me nejtë te dera…” – tha ai.

Ndryshe, protestat për këtë rast janë duke u mbajtur qe dy ditë me radhë. Protestuesit kanë kërkesa të qarta, që duhet të ketë dorëheqje ose shkarkime, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Hidromorava
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.