UBT

Trishtimi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qani, ju, o fusha bleroshe, E ju, o male me gurë, Është herë e fundit, Që e shihni këtë burrë.

Kur shoh njerëz të pa shpresë
Që ikin në mërgim,
Zemra më rrah shpejt
Mbushem me trishtim.

Janë nis në rrugëtim
Kanë marrë rrugë të gjata,
E prapa i lanë
Veç shtëpitë e thata.

ARKATANA

Rënkon tokë e lashtë:
-Mbetën vetëm gurët e thatë,
S’dëgjoj më aty zëra të gjallë,
Jam vend i pa fat.

Gjurmët dhe tragu i shputave
Rrugëve ka mbetur
M’dhanë besë, do të kthehemi
Se s’kemi nënë tjetër.

Arben Kurteshi