Eko Higjiena

Edhe në Gjilan arrestime për bixhoz dhe krim të organizuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjatë bastisjeve në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në rajone të ndryshme të Kosovës, janë arrestuar 9 persona, të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale, “bixhozit” dhe “krim të organizuar”. Arrestime pati edhe në Gjilan.

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se me datën 21 prill 2016, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar DHKO, ka realizuar një operacion të gjerë policor, në pesë rajone të ndryshme, me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e nëntë (9) personave të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale, bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.

Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të gjykatës kompetente dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, si dhe të asistuar nga njësi policore (NJSO dhe NJRSH), ku janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt .

ARKATANA

Personat e arrestuar në këtë rast janë:Q.M.(1989), M.A.(1954), A.B.(1989), SH.B.(1981), G.N.(1987), M.K.(1985), P.N.(1984), B.B.(1986), S.B.(1967).

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale:2 armë zjarri, 9 fishekë, 125 aparate të lojërave të fatit, 1 rulet, 15 shtëpiza kompjuteri, 9 KENO lojëra, 1 aparat për shtypje te tiketave, 9 DVR regjistrues, 10906.10 € euro para kesh, dokumente të ndryshme, librat e shitjes etj.

Personat e dyshuar me urdhëresë të prokurorit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/