Një vitias arrestohet me urdhër të Gjykatës së Ferizajit
Gjilan – Në fshatin Sllatinë e Epërme, të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është arrestuar një person mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
I dyshuari kërkohej një kohë të gjatë nga policia pasiqë ishte shpallur person në kërkim./rajonipress/


