Në Cërrnicë të Gjilanit policia konfiskon narkotikë, armë e fishekë
Gjilan – Në fshatin Cërnicë, të Gjilanit njësitet policore pas një pune hetimore, kanë kontrolluar pronën e të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të mbjellë në oborrin e tij, ndërsa në shtëpi një armë automatike AK-47 me 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 22 fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm njoftoj policia e Kosovës.
Policia rastin e ka cilësuar si posedim i paautorizuar i narkotikëve./rajonipress/

