Uji Dea

10 serb rrahën në mes vete në Kllokot

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës në Kllokot është njoftuar se ka ndodhur një rrahje ku janë përfshirë 10 persona serb. Deri te rrahja ka ardhur kur dy palë simpatizantët të dy partive politike të ndryshme kanë pasur mospajtime për shkak të mbajtjes të zgjedhjeve në Serbi që do të mbahen me datën 24.04.2016.

Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor në Kllokot ku disa prej tyre ishin nën ndikim të alkoolit.

Hidromorava

Gjatë përleshjes disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Në konsultim me prokurorin e shtetit ndaj të gjithë të dyshuarve është hapur rast dhe procedohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Gjilanit. /rajonipress/