Naser Ajeti do ta përfaqësojë Anamoravën në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës
Naser Ajeti është zgjedhur anëtarë i KE në FFK për rajonin e Anamoravës. Naser Ajeti ka mposhtur në këtë garë Bekim Rexhepin i cili ishte për 4 vite në këtë pozitë, nga 19 delegatë Naser Ajeti mori 10 vota.
Pas zgjedhjes si anëtarë i komiteti ekzekutiv në FFK, Naser Ajeti, theksoi.
“Do të angazhohem për të mirën e futbollit të Anamoravës, do të jap gjithçka nga vetja që skuadrat e Anamoravës të jenë shembull në futbollin e Kosovës. I falënderoj delegatët për besimin që ma kanë dhënë”.
Naser Ajeti, është ish-futbollist i njohur gjilanas dhe donator i madh i sportit./rajonipress/

