Naser Ajeti, a do ta përfaqëson Anamoravën në FFK?
Ish-futbollisti i SC Gjilanit nga themelimi i saj dhe i cili udhëhoqi shumë funksione në SC Gjilan, Naser Ajeti, mbas dëshirave të shumë futbolldashësve në Anamoravë ka vendosur të kandidoj si anëtar i komitetit ekzekutiv për rajonin e Gjilanit në FFK.
Ajeti një jetë të tërë i’a ka kushtuar sportit dhe futbollit në përgjithësi, së pari si futbollist e më pas si donator jo vetëm i futbollit por edhe i shumë sporte të tjera, atëherë kur kushtet e futbollit e sportit gjatë viteve të 90-ta ishin të tmerrshme, Ajeti gjithmonë ishte ai i cili u doli në ndihmë në momentet më të vështira.
Naser Ajeti po dëshmon se është një udhëheqës dhe menaxher i mirë i sportit, duke udhëhequr SC Gjilanin në krye të tabelës.
Ish-futbollisti Naser Ajeti njihet edhe si njeri humanitar, ai përpos që ka ndihmuar futbollin tani e dy dekada, ai asnjëherë nuk kurseu që edhe njerëzve me nevoja ekonomike të dobëta tu dal në ndihmë sa herë që është kërkuar nga ai.
Futbollit të Anamoravës i duhet një njeri me vlera të larta futbollistike, një njeri i cili do të jetë afër klubeve për t`i prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme në shtëpinë e FFK-së.
Për përzgjedhjen e Naser Ajetit për të përfaqësuar futbollin e Anamoravës në FFK, janë të interesuar shumë futbollistë e qytetarë të Gjilanit./rajonipress/


