Zyrtare: Sebino Plaku, lojtari më i ri i SC Gjilanit
Tashmë është zyrtare, Sebino Plaku është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Sulmuesi 34 vjeçar është prezantuar këtë të diel në ambientet e klubit ‘kuqebardh’.
Plaku transferohet te Gjilani nga skuadra e Llapit, e cila ishte pajtuar për ta liruar futbollistin.
Lajmi tashmë është zyrtarizuar edhe nga faqja zyrtare e klubit gjilanas që ka njoftuar për publikun në lidhje me transferimin e parë të këtij afati kalimtar./rajonipress/


