Mobi Casa

Kosova e mbyll sonte fushatën kualifikuese për Euro 2020 si mikpritëse e Anglisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova do ta mbyllë sonte kundër Anglisë një fushatë tejet mbresëlënëse kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, edhe pse dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në garën e verës në tentimin e saj të parë.

Kombëtarja verdhekaltër është nikoqire e Anglisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet kombëtare në Grupin A kualifikues që nis në orën 18:00, me këtë të fundit që është kualifikuar tashmë, raporton Gazeta Express.

Edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në Euro 2020 përmes rrugës tradicionale, Kosova do ta ketë një mundësi të dytë ta bëjë këtë, përmes rrugës së play-off në Ligën e Kombeve.

Në mars, “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë Veriore në një ndeshje gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të luajnë një ndeshje finale ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

“Tre luanët” mbërritën në Prishtinë të shtunën në mbrëmje dhe trajneri i tyre, Gareth Southgate, u shpreh shumë i kënaqur me pritjen madhështore që kosovarët janë duke ia bërë tifozëve dhe lojtarëve të Kombëtares së tij.

Ai po ashtu konfirmoi në një konferencë për media se ndaj Kosovës do t’u japë mundësi lojtarëve të rinjtë që nuk janë paraqitur shumë për Anglinë në ndeshjet kualifikuese, edhe pse synon fitore për ta mbyllur fushatën në vendin e parë.

Uji Dea

Kosova ka për qëllim ta përmbyllë në mënyrën më të denjë të mundshme fushatën e saj të parë kualifikuese për Evropian pranë tifozëve të vet në stadiumin ku s’di për humbje.

Verdhekaltrit humben 2:1 kundër Republikës së Çekisë të enjten në Plzen dhe ëndrra e tyre për kualifikim u shua aty, por jo edhe dëshira për t’i dhënë fund me fitore ndeshjeve kualifikuese.

Në përgjithësi, Kosova ka bërë një fushatë mbresëlënëse në Grupin A kualifikues duke qenë në garë deri në ndeshjen e parafundit për ta siguruar pjesëmarrjen në garën e verës së ardhshme.

Paraqitjet e djelmoshave dardanë mahniten botën me paraqitjet e tyre dhe bënë që Kosova të vlerësohet tej madhe dhe madje të cilësohet si “Brazili i Ballkanit”.

Kosova i fitoi 3 ndeshje, barazoi në dy herë dhe u mposht dy herë të tjera në 7 ndeshje në këto kualifikime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.