United Hospital

SC Gjilani reagon pas deklaratave të Tahir Lushtaku

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

SC Gjilani ka reaguar në faqen e tyre në facebook, pas deklaratave të Tahir Lushtakut, ku pas ndeshjes kishte thënë që lojtarët e Gjilanit kishin bërë presion tek futbollistët e Drenicës.

Më tepër në reagimin e klubit thuhet:

REAGIM:

Marrë shkas nga deklarata e kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili në deklaratën e tijë pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Drenicës, ai kishte cilësuar skuadrën tonë kinse kishin bërë presion tek futbollistët e tijë, duam ti mohojmë këto fjalë, sepse ato nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë aspak.

Mobi Casa

Gjithashtu, duam ti kujtojmë trajnerit Lushtaku, se skuadra e tij kishte zgjedhur rrugën e gabuar për ta menaxhuar rezultatin, pasiqë pas realizimit të golit të barazimit, futbollistët e Drenicës më shumë kohë kaluan të shtrirë në fushë, sesa që luajtën lojë të rregullt.

Andaj, i bëjmë thirrje po të njëjtit për maturi dhe profesionalizëm, përgjatë deklaratave të tijë, pasiqë po i njëjti zgjedh gjithmonë rrugën e presionit tek akterët e ndryshëm në fushën e lojës, për arritjen e objektivave.
Gjithashtu, duam ti rikujtojmë trajnerit në fjalë, se futbolli dallon nga baleti, pasiqë futbolli karakterizohet edhe me duele të forta përgjatë 90 minutave lojë.

Gjilani ndër vite njihet për mikpritjen e skuadrave kundërshtare, të cilat kanë zhvilluar futboll pa asnjë lloj presioni dhe janë ndier sikurse të luajnë si vendas. Andaj, edhe një herë bëjmë të ditur se nuk ka pasur asnjë lloj ofendimi dhe as lojë të pisët, sikurse kishte deklaruar i lartë cekuri, gjë e cila mund edhe të shihet qartë pas xhirimeve televizive.

SC Gjilani
Gjilan, 10 Nëntor

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.