ARKATANA

Varroset me nderime të larta trajneri e veterani i UÇK-së Xhevat Shabani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në varrezat e qytetit në Gjilan, me nderime të larta është varrosur trajneri i KK “Elita” dhe veterani i UÇK-së, Xhevat Shabani.

Në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, sportistëve dhe pjesëtarëve të Forcave Mbrojtëse të Kosovës, me dhimbje të madhe janë përshëndetur nga familjari, trajneri e ushtari i devotshëm Xhevat Shabani, i cili ishte shembull se si dashurohet atdheu i Kosovës.

Ish-trajneri dhe ushtari i UÇK-së, Xhevat Shabani, në moshën 49 vjeçare është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rënd.

Në ceremoninë e varrimit ish-komandanti i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, dhe shumë pjesëtar të Forcave të Armatosura të Kosovës, me dhimbje të thellë janë ndarë nga shoku i tyre i luftës.
“Sot po ndahemi nga një njeri i devotshëm që tërë jetën ja kushtoi atdheut e sportit, Xhevati në luftën e Bosnjës tregoi heroizëm të madh, ndërsa në luftën e Kosovës ishte në njësinë speciale të UQK-së duke dëshmuar trimëri dhe dashuri ndaj atdheut që aq shumë e deshti, ne sot po ndahemi nga shoku ynë por ai do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, ka bërë të ditur ish-Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

FIDANISHTJA

Në emër të klubit të Karatesë “Elita”, shokët e klubit theksuan.
“Xhevati ishte themelues i KK “Elita”, fjalët janë të pakta për këtë njeri të veçantë i cili mësoi e edukoi shumë breza në klubin tonë”.

Xhevati ishte edhe anëtar i Bordit të FKK-së, ndërsa shokët e tij nga Federata kanë bërë theksuar.
“Xhevati ishte një punëtorë shumë i madh, puna e tij u dëshmua si në luftë njashtu edhe në liri i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ndërsa Xhevati do të jetë emblemë e karatesë së Kosovës”.

Klubi i Karatesë “Elita” dhe Federata e Karatesë së Kosovës, kanë humbur një trajner e punëtor shumë të madh, ndërsa Veteranët e UQK-së kanë humbur një trim i cili nuk diti se çka është frika, ai luftoi e punoi për të mirën e popullit të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.