United Hospital

Ramush Tahiri: Me Albin Kurtin kryeministër, Lista Serbe nuk ka vend në Qeverinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik Ramush Tahiri, është i bindur se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, në qoftë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zgjidhet Kryeministër.

“Ndonëse Kushtetuta e Kosovës është e qartë lidhur me formimin e qeverisë dhe resorëve që u takojnë komuniteteve jo-shumicë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti nuk do të pranojë që në qeveri të jetë ndonjë një person, i cili në vend se të mbrojë interesat e Kosovës do të mbrojë interesat e Serbisë”, ka thënë Tahiri në një emision në gjuhën serbe në RTK2, përcjell Telegrafi.

Tahiri është i bindur se Lista Serbe nuk do të ketë ndonjë ministër në qeverinë e Kosovës, nëse Albin Kurti bëhet kryeministër, për faktin se “kryeministri i propozon në qeveri këdo që përfaqëson interesat e komunitetit, në përputhje me politikën që ndjek qeveria, e jo kundër saj”.

Mobi Casa

Duke folur për mundësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Albin Kurti bëhet kryeministër, Tahiri thotë se lideri i Vetëvendosjes do të kërkojë bisedime mbi bazën e të barabartëve.

“Tema e Kosovës nuk do të jetë në tryezë, por marrëdhëniet ndërshtetërore. Do të shohim se si do të funksionojë kjo dhe nëse pala serbe do të pajtohet. Sidoqoftë, askush nuk mund ta kontestojë këtë të drejtë, sepse në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, ai përfaqëson Kosovën”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.