Eko Higjiena

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministrat për çështjet evropiane të shteteve anëtare të BE-së kanë konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, pasi është konstatuar transferimi i rregullt i qeverisjes vendore në katër komunat veriore.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim për afatin kohor të heqjes së masave, as nëse ajo do të jetë e plotë apo graduale. Sipas burimeve jozyrtare, Komisioni Evropian është i gatshëm të heqë gjysmën e masave, por kjo nuk pritet të ndodhë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga disa shtete anëtare gjatë fushatës zgjedhore.

HW

Në konkluzionet e takimit ministror, shtetet anëtare përshëndesin mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe atyre lokale të vjeshtës në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për ngërçin e zgjatur politik. Theksohet rëndësia që edhe zgjedhjet e dhjetorit të administrohen mirë dhe të jenë gjithëpërfshirëse, si dhe shprehet keqardhje për përpjekjet për të politizuar punën e KQZ-së.

BE-ja riafirmon përkushtimin ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar përmbajtje nga veprimet provokuese dhe retorika përçarëse. Po ashtu, konfirmohet gatishmëria e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, për të thirrur një takim të liderëve sapo të krijohen kushtet e nevojshme./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.