Fundamenti

Cakolli: 31 maji dhe 7 qershori, datat e vetme kushtetuese për të shkuar në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në mungesë të gjetjes së një zgjidhjeje për Presidentin, partitë opozitare tanimë kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet për zgjedhje të reja, për të cilat thonë se janë gati.

Por, një proces i ri elektoral, do të ketë jo pak sfida, vlerësojnë monitoruesit, sidomos për shkak të devijimit të votave për kandidatët në zgjedhjet e fundit, për çka disa komisionerë ende janë në paraburgim

Më shumë se asnjëherë në legjislaturën e 10, tani në horizont po shihen zgjedhjet e reja.

Në rast se nuk arrihet një konsensus për Presidentin, për çka ka pak gjasa, datat e zgjedhjeve, tanimë dihen.

ARKATANA

“Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si datat e vetme kushtetuese”, ka deklaruar Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.

Por, cilado që të jetë data, diçka dihet me siguri: disa nga komisionerët që numëruan vota në zgjedhjet e fundit, tani zgjedhjet e reja potenciale, ka mundësi t’i presin në paraburgim. Ky precedent, pritet që të ketë jopak ndikim, në perceptimin publik.

“Me atë që ngjau në zgjedhjet e fundit, normalisht që do reflektonte në kuptim të pjesëmarrjes, por edhe vëmendjes së procesit të numërimit i cili në zgjedhjet e fundit, prodhoi qindra/mijëra vota preferenciale dallim”, ka deklaruar Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.

Zgjedhjet eventuale, mund të evitohen veç nëse deri më 28 prill zgjidhet Presidenti apo Presidentja e Republikës së Kosovës. /Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.