KKVITI

Muriç: Çfarë fitore, ne vazhdojmë përpara

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Arijanet Muriç ka shfaqur siguri edhe një herë. Portieri i Kosovës e ka mbajtur të pamposhtur portën e tij në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi. Ai e konsideron këtë si një fitore të madhe.

Arijanet Muriç po e shijon çdo moment të eksperiencës së tij me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Portieri kosovar e mbajti të paprekur rrjetën e portës së tij në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe një herë, portieri shqiptar nga Mali i Zi shfaqi siguri atëherë kur iu desh të intervenonte.

FIDANISHTJA

Dhe, ai, njëjtë si shokët tjerë të skuadrës, beson se Kosova mund ta bëjë mrekullinë duke u kualifikuar në Euro 2020.

“Çfarë fitore. Ne vazhdojmë përpara. Urime Kosova”, ka shkruar Muriç në rrjetet sociale.

Kosova po e vazhdon ëndrrën derisa gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A me 11 pikë, një më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta.

Pikërisht me çekët, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si finale, muajin e ardhshëm. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.