ARKATANA

Berisha: Mali i Zi test shumë i madh, do të jetë vështirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Valon Berisha ka thënë se përballja me Malin e Zi është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme deri më tash.

Ai është ndarë i gëzuar me kthimin Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, ndërsa beson që fitorja do të na takojë neve pas 90 minutave.

“Është test shumë i madh, do të jetë vështirë. Mali i Zi është ekip i fortë. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët me vete, kemi mbështetjen dhe do duhet të shkojmë për fitore”.

“Është si një finale për ne. Duhet ta shikojmë si finale, ta fitojmë këtë e më pas na pret edhe një finale, por tani duhet të koncentrohemi te kjo ndeshje. Në ndeshjen e parë kam qenë i lënduar dhe nuk e di shumë mirë si ka shkuar ndeshja. Do të jetë ndeshje e vështirë, shumë fizike”.

Fundamenti

“Duhet të përgatitemi mirë në këto ditë që na kanë mbetur. Do të shkojmë për fitore por e di që do të jetë vështirë. Ata nuk kanë çka të humbin dhe vijnë këtu për të bërë lojë të mirë”.

“Për këtë do të jetë vështirë dhe duhet të jemi të përgatitur. Nëse mendojmë që do të jetë lehtë, do të jetë gabim shumë i madh. Miloti e Vedati janë lojtarë kyç dhe janë në formë shumë të mirë dhe janë shumë të rëndësishëm për ne”.

“Besoj se ndaj Malit të Zi do të kemi hapësirë më të madhe se ndaj Gjibraltarit”, është shprehur Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.