HW

“Parajsë” – deri të dielën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Investim qindra-miliona eurosh. Dyfishim të rritjes ekonomike. Zona ekonomike në secilin qytetet të Kosovës. Rritje të pagave e të pensioneve. Hapje të dhjetëra-mija vendeve të reja të punës. Këto janë disa prej premtimeve, me anë të të cilave partitë politike po ua premtojnë “parajsën” qytetarëve. Por kjo ëndërr e bukur pritet të përfundojë pas të dielës, meqë vlerësohet se shumë prej këtyre zotimeve janë krejtësisht të parealizueshme, shkruan gazeta “Zëri”.

Premtimet megalomane janë bërë trend i subjekteve politike para çdo palë zgjedhjesh. Sikurse herëve të kaluara, edhe në fushatën e tanishme zgjedhore kandidatët e subjekteve politike për kryeministër të Republikës së Kosovës nuk janë duke u kursyer nga premtimet e mëdha, të cilat po konsiderohen të pambulueshme nga buxheti i shtetit.

Në mesin e këtyre zotimeve elektorale gjen vend edhe rritja ekonomike prej 6 deri në 9 për qind. Por përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se një gjë e tillë është e pamundur të realizohet.

Mobi Casa

Gjatë tetë ditëve të fushatës janë dhënë premtime edhe për krijimin e zonave ekonomike në secilin qytetet të Kosovës, si dhe investime prej qindra-miliona eurosh. Partitë deri më tash kanë premtuar rreth 20 fonde, në të cilin gjendet edhe Fondi për Punësim të Qëndrueshëm, i cili kap shifrën prej 200 milionë eurosh.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre premtimeve janë të parealizueshme. Rrjedhimisht ata thonë se pas të dielës, ditën kur mbahen zgjedhjet, çdo gjë do t’i kthehet realitetit dhe do të marrë fund “parajsa” e premtuar nga politikanët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.