UBT

BE: Mosnormalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po i mban të dyja palët larg BE-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën e tyre evropiane, thuhet në Deklaratën e Brukselit të miratuar në Samitin BE–Ballkani Perëndimor.

Në deklaratën e lëshuar pas samitit, theksohet se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të zbatohen.

“Në mungesë të një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të dy partnerët mbeten të penguar në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në dokument, duke theksuar se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi i saj.

HW

BE-ja bën të ditur se “mbështetja në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor kushtëzohet me angazhim konstruktiv dhe përparim të matshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”.

Deklarata u miratua nga BE-ja dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fund të dokumentit theksohet se Serbia nuk është harmonizuar me këtë deklaratë, meqë askush nga përfaqësuesit e saj nuk mori pjesë në samit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.