FIDANISHTJA

Myftiu Tërnava mesazh akterëve politikë: Është e papranueshme që njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Myftiu Naim Tërnava përmes një ligjërate për qytetarët i është drejtuar me thirrje politikanëve që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe të mos ngec vendi.

“Prandaj, është e papranueshme që sot, në kohë paqeje dhe në kushtet e një sistemi demokratik, njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis. Dialog, përgjegjësi dhe të pasuarit e lëndimit të shoqërisë tonë me vetëdije nga e skajshmja politike. Në momente të tilla kërkohet maturi, vetëdije dhe tolerance. Kërkohet që përmes dialogut dhe mbi të gjitha sakrificës për të vendosur interesin e vendit dhe të kombit mbi çdo interes tjetër”, ka thënë Tërnava.

Eco Higjiena

Sipas tij shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë.

“Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë, për më shumë kulturë dialogu dhe për më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj interesit publik. Historia do të gjykojë jo vetëm për vendimet që janë marrë, por edhe për momentet kur përgjegjësia është marrë. Lutemi Zotit që të na bekojë me maturi dhe drejtësi, që të jemi në nivel të përgjegjësisë që mbajmë për të ardhmen e vendit dhe kombit, qoftë si individë apo si shoqëri. Zoti i Madhërishëm na bëftë prej atyre që ndërtojnë ura të forta, rini të shëndoshë dhe një shoqëri me besim në vete dhe dashuri për atdheun.”, tha Myftiu Tërnava. /Ekonomiaonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.