ARKATANA

Shefket Sermaxhaj: Fillim i mirë i KF “Kika”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Skuadra e Kikës së Hogoshtit, ka filluar mbarë kampionatin e Ligës së Dytë ku nga 5 ndeshjet e zhvilluara ka arritur 4 fitore dhe një barazim, duke sinjalizuar se Hogoshtasit kanë synim rikthimin në Ligën e Parë.

Trajneri i ri i Kikës, Shefket Sermaxhaj, i cili e pranoi postin e trajnerit në momentin më kritik, ka arritur me mjaft sukses ta komponon skuadrën për sfidat të cilat e presin në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës.

KKVITI

As optimistët më të mëdhenj të Kikës nuk kishin pritur një fillim të mbarë nga këto 5 javë të zhvilluara por për trajnerin Shefket Sermaxhaj ky rezultat nuk është ndonjë befasi.
“Para fillimit të kampionatit kemi bërë përgatitje shumë të mira, në radhët tona kemi disa futbollist të rinjë dhe shumë të talentuar të cilët dita më ditë po tregojnë kualitetin e tyre në fushë, nga 5 ndeshjet e zhvilluara kemi tubuar 13 pikë kemi shënuar 4 fitore dhe një barazim duke ndarë pozitën e parë me Sharrin dhe Fushë Kosovën”, ka theksuar trajneri Sermaxhaj.

Siç dihet i tërë fshati Hogosht është ngushtë i lidhur me skuadrën e tyre Kika, të cilët në momentet më të vështira i kanë dalur në ndihmë.
“I falënderohem kryesisë së klubit të cilët po na përkrah në çdo moment në kërkesat tona, ata janë duke bërë një punë të madhe që skuadra e Kikës të rikthehet sa më parë në Ligën e Parë edhe pse e dimë që do të jetë një konkurrencë shumë e madhe ne do të japim më të mirën tonë dhe së bashku me tifozët tanë besnik që për skuadrën tonë janë futbollisti i 12 -të do ti gëzohemi çdo suksesi të klubit të Kikës sepse një gjë të tillë e meriton ky mjedis i futbollit”, ka bërë të ditur trajneri Shefket Semaxhaj-Keti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.