Eko Higjiena

Haradinaj i kërkon mbështetje ambasadorit italian për liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj në takim ka përkujtuar mbështetjen e Italisë ndër vite për Kosovën.

Ai ka thënë se ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

FIDANISHTJA

“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar për temat e rëndësishme siç është dialogu dhe rruga euro-atlantike.

“Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.