Hidromorava

Haradinaj për Veselin e Thaçin: U munduan të më thejnë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, për dallim nga intervistat e mëparshme, ka folur më hapur për raportet e tij me Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

Haradinaj ka thënë për T7, se Kadri Veseli kishte pasur paqëndrueshmëri për Kosovën. Thotë që tregoi mungesë të stabilitetit sidomos në rastin e taksës. Sipas Haradinajt, në takime me ndërkombëtarët, kundërshtarë më të mëdhenj i konsideronte Thaçin e Veselin.

“I kam pasur në krah, s’kam pasur problem me palët e huaja, por me ta. Jo vetëm që janë tërheq, po janë mundu që Thaci e Veseli me m’thy edhe mu, me ma pamundësu me e mbajt qëndrimin në interes të Kosovës. Ua kam treguar vendin të gjithëve. Thaçi e Veseli nuk e kanë përfaqësuar mirë PDK’në. Kanë treguar lëkundje por ua kam treguar vendin” u shpreh Haradinaj.

Uji Dea

Madje Haradinaj ka komentuar edhe kauzën për luftimin e korrupsionit, e cila po theksohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tij, është paradoksale që partia e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë në pushtet, të pretendojë diçka të tillë.

“Ka njëfarë dileme, sa është në rregull që subjekti politik që ka qenë përherë në pushtet, e që të paktën besohet se është shkaktar i shkallës së lartë të korrupsionit në vend, tani me i paraqit këto pikëpamje” tha Haradinaj./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.