ARKATANA

PDK proteston para Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Deputetë të PDK-së dhe përfaqësues të Aleancës kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të institucioneve, duke vlerësuar se bllokada po shkakton pasoja edhe për komunat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata u bënë gjatë protestës së Grupit Parlamentar të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë, së cilës i janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit.

Pjesëmarrësit kërkuan funksionalizimin e institucioneve qendrore dhe sqarimin e situatës juridike që, sipas tyre, po ndikon edhe në raportet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, duke iu referuar një aktgjykimi të Gjykatës Supreme, tha se Kurti duhet të zgjedhë mes mandatit të deputetit dhe funksionit në Qeveri.

“Aktgjykim të Gjykatës Supreme thuhet qartë. Kryeministër dhe deputet nuk mund të jesh. Duhet të zgjedhësh. Deputet dhe ministër nuk mund të jesh. Duhet të zgjedhësh. Prandaj i bëj ftesë deputetit Albin Kurti, gjegjësisht vandalit politik që t’i ndalë këto vandalizma. Të kthehet në parlament, nëse i ka 61 vota ta zgjedhë qeverinë, për t’ia votuar kryetarin dhe nënkryetarin e kuvendit do t’ia votojmë ne, ja bëjmë votat edhe ne edhe aleanca, dhe të fillon së funksionuari ky shtet. Përndryshe në këto kushte, në këto rrethana, në këto momente, kur Kosova pret. Kur Kosova pret ata të cilët e kanë krijuar këtë realitet. Kur e kanë shpallur pavarësinë e këtij vendi. Kur e kanë bërë këtë vend shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Ai krijon kriza. Sepse duke krijuar kriza, ai menaxhon situata për të keqet e vendit. Prandaj i bëj ftesë le të kthehet në kuvend. Sepse mund të bëhet vonë për këtë vend dhe për të gjithë të cilët janë pengesë për ecjen përpara të këtij vendi”, tha ai.

Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës në Ferizaj, Alberton Sahiti, tha se komunat po përballen me probleme si pasojë, sipas tij, mosfunksionimit dhe mungesës së përkrahjes nga niveli qendror.

“Ju e dini të gjithë se me çfarë probleme, me cilat sfida po përballen sot komunat e Kosovës, e sidomos komuna e Ferizajt që mendoj që është njëra prej komunave që është prekur më së shumti nga mosprojektet dhe mosrealizimet dhe mosfunksionimit të mirëfilltë të kësaj, apo mos përkrahja e kësaj qeverie. Kurrë më shumë se sot nuk i bëjmë thirrje këtij personi, këtij individi, që të thërrasë seancat, të mos bllokojë vetëm institucionet qeverisëse mirëpo të mos bllokojë edhe komunat. Jemi në një prag, jo të mirë, jemi në një gjendje të jashtëzakonshme edhe komunat edhe komplet Kosova nuk mendoj që ne i kemi borxh gjithë atyre njerëzve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë vend, për këto institucione”, tha Sahiti.

Ndërsa shefi i Grupit të asamblistëve të PDK-së në Ferizaj, Arian Imeri, tha se protesta është edhe në emër të përfaqësuesve komunalë dhe pjesëtarëve të ekzekutivit lokal nga regjioni i Ferizajt.

“Jam këtu para Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shpreh në shenjë proteste për mos konstituimin e institucioneve dhe mos funksionalizimin e tyre. Këtë qëndrim e shpreh edhe në emër të anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pjesëtarëve nga ekzekutivi i komunave që vijnë nga regjioni i Ferizajt. Mos konstituimi i institucioneve qendrore nuk është një krizë politike e radhës në Prishtinë, po është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj çdo komune, ndaj çdo familje dhe ndaj çdo lagje në komunat nga vijmë. Prandaj kjo do të kërkojmë që të bëhet një zgjidhje sa më shpejt sa i përket formimit të institucioneve. Njëherit shkruar një pasiguri juridike sa i përket komunikimit në mes të institucioneve qendrore dhe institucioneve lokale, prandaj kërkojmë nga, edhe nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta sqarojnë këtë situatë. Raportet në mes të institucioneve komunale dhe institucioneve qendrore kërkojnë institucione funksionale, kërkojnë vendimmarrje të ligjshme me idenë që vendimet, proceset të cilat fillojnë tani mos të kontestohen nesër, sepse pasojat pastaj juridike, financiare po i bartin qytetarët tanë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.