Eko Higjiena

Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën – U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti ku bënë pjesë nuk ka votë për Glauk Konjufcën që të bëhet kryeministër e të formojë qeverinë e re.

Krasniqi, u shpreh se Konjufca u mandatua në mënyrë joligjore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Pse NISMA nuk e voton Konjufcën tashmë është e ditur për opinionin – ne nuk e votojmë Glauk Konjufcën pasi jo ligjërisht është i nominuar edhe nga vetë Presidentja, për të gjithë ne është e papranueshme ky hap i bërë nga presidentja dhe pjesa tjetër edhe para se të vijmë tek situata e të mandatarit mendojmë se Kuvendit deri këtu është në shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi.

Mobi Casa

Mes tjerash, Krasniqi, e pranoi se vendi është në një situatë të vështirë, por shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar joseriozitet për çka e fajëson për situatën politike që sipas saj është në dëm të të gjithë qytetarëve të vendit.

“Situata është e pakëndshme dhe në dëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kjo është shqetësuese për ne si deputetë dhe subjektin tonë politik, me të gjitha përpjekjet që ka bërë Limaj për krijimin e institucioneve si dhe Kuvendin e konstituuar dhe qeverinë e vendit – kjo nuk ka pasur rezultat. Dhe të gjitha përpjekjet e NISMA-s dhe Limajt mos rezultati ka shkak dhe mendoj që ka qenë komplet një situatë jo serioze dhe një trajtim joserioz nga Lëvizja Vetëvendosje dhe konsideroj që dëmi i Kosovës për çdo ditë e më shumë vetëm po thellohet. Jo serioze dhe jo e sinqertë është trajtimi i gjithë atyre votuesve që i kanë besuar Vetëvendosjes dhe hyrja në hak e të gjitha atyre votues ve i takon fillimisht VV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe do të duhej të ishin më këmbëngulës dhe më të sinqertë e parimor edhe në diskutime edhe në ftesa e marrëveshje politike apo koalicione – në të gjitha këta hapa VV-ja nuk është treguar e sinqertë dhe serioze”, u shpreh Krasniqi në Dukagjin.

Megjithatë, Krasniqi u shpreh se nëse thirret një seancë për votimin e buxhetit të shtetit do të votojnë për.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.