Eko Higjiena

Haziri flet për takimin Mustafa-Kurti: Bashkimi po ndodhë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se takimi ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, është takim i rregullt.

Haziri ka thënë se kryetarët e dy partive janë duke punuar që të finalizohet marrëveshja parazgjedhore, përcjell Telegrafi.

“Ky është vullnet i LDK-së, dhe nuk ndryshon deri në minutën e fundit. Edhe pse LDK mund të fitojë vet, është e gatshme të hyjë vetëm dhe qytetarët dhe përceptimi publik tashmë e ka pranuar si partia më e madhe në vend. Ne sillemi me përgjegjësi sepse duam ta ndajmë suksesin me ata që besojnë se janë në vija të njëjta të ndryshojnë Kosovën”, ka thënë Haziri.

HW

Sipas tij pasi ka takime kjo tregon qartë se janë pajtuar këto dy parti dhe nuk ka dallime.

“LDK e ka kandidatën e vet për kryeministre. Ne dëshirojmë ta bëjmë kryeministre të Republikës. Ata e kanë liderin e tyre, zoti Kurti ka qenë gjithmonë i nominuar për kryeministër. Nuk kanë pasur plan të dytë. Kësaj here u themi bashkohuni me ne sepse me Vjosën do të dalim mirë dy subjektet politike. Po punojmë të bashkohemi dhe besoj që bashkimi po ndodhë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot janë një ditë para përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore, janë takuar sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në njërin nga restorantet e kryeqytetit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.