Uji Dea

Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund më 7 qershor!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, drejtuar qytetarëve ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit janë ndër më të rëndësishmet prej çlirimit të Kosovës.

Ismaili tha se tri shtyllat mbi të cilat është ndërtuar Kosova, UÇK-ja, populli dhe aleancat ndërkombëtare, janë cenuar nga qeverisja aktuale.

“Udhëheqësit e UÇK-së quhen zullumqarë, populli lihet në varfëri, ndërsa aleatët herë quhen naivë e herë të rrezikshëm”, ka thënë Ismaili.

HW

Sipas tij, Kosova nuk mund të vazhdojë me propagandë, përçarje dhe krizë të përhershme, por ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarin.

“Zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për ta ndryshuar qeverinë. Janë zgjedhje për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, që duan politikanë normalë dhe shtet që punon për ta”, ka thënë ai.

Në fund, Ismaili ka bërë thirrje që më 7 qershor të votohet PDK-ja dhe Bedri Hamza për kryeministër. “Bashkë e kemi bërë Kosovën, bashkë do ta stopojmë krizën dhe bashkë do ta ndryshojmë Kosovën”, ka thënë Ismaili.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.