Mobi Casa

Gjithçka që duhet të dini për situatën e Shaqirit në Liverpool

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shprehur i zhgënjyer me rolin e vet në skuadër dhe me minutat e paktë që po i ofrohen në ndeshje nga trajneri Jurgen Klopp në “Anfield”.

Zvicerani nuk ka arritur të zë vend në formacionin e parë të Liverpoolit për shkak të konkurrencës së madhe në skuadrën e kampionit të Evropës dhe tani ai ia ka hapur derën mundësisë së largimit nga Liverpooli, transmeton Gazeta Express.

A do të largohet Shaqiri nga Liverpooli? Pesë gjëra që duhet t’i dini:

– Shaqiri u transferua nga Stoke City, që ra nga Premierligës, për 13.5 milionë euro

– Ai i bëri vetëm 11 paraqitje si titullar në Premierligë dhe vetëm dy në Evropë gjatë gjithë sezonit 2018/19

– Deri më tani këtë sezon, Shaqiri është lënë si rezervë e papërdorur në të dyja ndeshjet e ligës dhe në Super Kupën e Evropës

ARKATANA

– Ai luajti në Community Shield, mirëpo ishte në fushë për atë disfatë kundër Manchester Unitedit vetëm për 11 minuta

– Shaqiri ka rrëfyer se është duke tentuar ta gjejë një zgjidhje për situatën e tij aktuale në klub

Shaqirit nuk iu dha një rol i madh në planet e Kloppit për sezonin e ri dhe këtë sezon 27-vjeçari mbeti në stol për të gjithë 90 minutat kundër Norwich Cityt, Southamptonit dhe Chelsea.

Liverpooli vendosi të mos transferojë përforcime këtë verë, mirëpo rikuperimi i plotë i Alex Oxlade-Chamberlain nuk i ka ndihmuar aspak Shaqirit.

Anglezi mungoi nga fushat e blerta për mbi një vit për shkak të dëmtimit serioz të gjurit. Mirëpo, ai tani është kthyer dhe kjo bën që Shaqiri të jetë edhe një pozitë më poshtë në radhës e lojtarëve për të hyrë në lojë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.