Reagon kryesia e K.F. “Gjilani”: U dëmtuam rëndë nga referët
Gjilan – Asaj që ju frikësuam fatkeqësisht na ndodhi, u dëmtuam rëndë nga referët dhe si duket akuzat tona po hasin në vesh të shurdhët thuhet në reagimin e KF Gjilani.
Kryesia e klubit ka mbajtur menjehër pas ndeshjes me K.F. Prishtinën një takim ku ka diskutuar lidhur me referimin skandaloz të Hajriz Hajdarit me bashkëpunëtor.
Me të dëgjuar për delegimin e Hajrizi Hajdarit në këtë takim, kemi pas frik se një gjë e tillë do të ndodh pasi Hajrizi nuk është hera e parë që e dëmton K.F. “Gjilanin “, andaj edhe kemi reaguar që organet kompetente të Federatës ta kenë parasysh këtë refer dhe të vijnë e ta vëzhgojnë. Ajo çfarë kanë bërë kjo treshe e refereve sot është krim ndaj futbollit ndaj donatorëve, shikuesve dhe pengesë e madhe për pranimin në UEFA.
Numri i rasteve në të cilat jemi dëmtuar nuk dihet ngase nuk kem arrit t`i numërojmë, por po i theksojmë vetëm dy, penalltia e pa qenë për Prishtinën dhe mos referimi i një penalltie pas ndërhyrjes në lojtarin tonë Betim Haxhimusa, rastet tjera i lusim mediat të cilat donë ta ngrisin futbollin tonë t`i shkëputin dhe t`i transmetojnë ato sepse sot me të vërtet ajo çfarë ka bërë Hajrizi duhet të publikohet dhe të dënohet rënd nga organet e FFK -së.
Pas këtyre gjërave që po ndodhin nga disa refer të Superligës ne si klub kemi ardhe në pikën ku seriozisht po mendojmë për hapat e ardhshëm thuhet në reagimin e K.F. “Gjilani”./rajonipress/


