Duka: Nuk jemi gati
Armando Duka beson se Kombëtarja shqiptare nuk është ende gati psikologjikisht. Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e ka cilësuar humbjen 2:1 ndaj Austrisë si përballej me dy fytyra.
“Kjo ishte një ndeshje me dy fytyra. Pjesa e pare pati shumë gabime ndërsa e dyta u interpretua jo keq. Ne kemi një skuadër të mirë por mendoj se ende nuk jemi të gatshëm psikologjikisht”, ka thënë Duka.
“E nisëm shumë keq ndeshjen, por në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Unë mendoj se ndeshja duhet të zhvillohet njësoj në çdo minutë, nga e para deri tek e fundit”, përfundoi Presidenti Armand Duka. /Express/


