Kompania Kastro ndihmon me pajisje sportive KF “Kaolini”
Gjilan – Në fshatin Karaqevë të Kamenicës të shtunën Kompania Kastro ka shpërnda dhe ndihmuar me pajisje sportive KF “Kaolini”. Ky gjest i madh i kompanisë Kastro ka bërë të mundur që tani ekipi është i kompletuar për ketë sezon.
Sipas pronarit të kompanisë “Kastro” zotit Sevdail Kastrati nuk do të mungoj ndihma edhe më tutje e klubit nga Kompania “Kastro”.
KF “Kaolini” ndërkaq e ka falënderuar kompaninë Kastro për këtë ndihmë e cila sipas tyre është tejet domethënëse dhe u jep vullnet e elan për punë e rezultate të mëtutjeshme./rajonipress/


