United Hospital

Quni: Nuk u përmbushën pritjet e atyre që e deshën dështimin e LDK’së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Anton Quni, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pritjet e atyre që e deshën LDK’në të dështuar nuk janë përmbushur dhe se sipas tij kryetari u zgjodh suksesshëm dhe në përputhje me rregullat e partisë.

“Nuk u përmbushen pritjet e atyre që deshën të shohin dështimin e LDK-së. Suksesshëm dhe në përputhje me rregullat statutare të partisë, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Këshillin e Përgjithshëm” shkroi Quni.

Ai gjithashtu shtoi se rëndësi ka që të fitohen zgjedhjet dhe t’i jepet më shumë hapsirë brezit të ri të kësaj partie.

HW

“Kryetari Mustafa, në paraqitjen e parë pas marrjes së mandatit ka thënë se LDK-ja do të fitojë garën nacionale dhe ka premtuar më shumë hapsirë e mundësi për brezin e ri” shtoi ai.

Ndërsa Quni gjithashtu ka treguar se përfaqësuesit e Prizrenit në Këshillin e partisë janë: Anton Quni, Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Sadije Osaj-Jakupi, Xhavit Ukaj dhe Driton Selmanaj.

Kuvendi zgjedhor i LDK’së zgjodhi Isa Mustafën si kryetar për herë të tretë, ndërsa ende nuk duhet se kush do të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.