Fundamenti

Specialja s’e ndal vrullin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas ftesës për intervistim të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi, Prokuroria Speciale tashmë ka ftuar edhe deputeten e AAK-së Time Kadrijaj, e cila ishte ushtare e UÇK-së. Vlerësohet se me intensifikimin e dërgimit të ftesave nga Prokuroria edhe ngritja e aktakuzave do të fillojë shumë shpejt, shkruan gazeta “Zëri”.

Pas intervistimit të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, i cili ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), si dhe të intervistimit të ish-zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Jakup Krasniqit, ftesë nga Prokuroria Speciale për intervistim ka marrë edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadrijaj. Ndonëse ende nuk i është specifikuar cilësia në të cilën është ftuar, ish-luftëtarja e UÇK-së shprehet skeptike mbi drejtësinë, që mund ta ofrojë kjo Gjykatë, mirëpo një gjë e tillë nuk e ndalon atë të shkojë në Hagë dhe të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.

ARKATANA

“Vetëm jam kontaktuar nga Prokuroria Speciale dhe ende nuk kam marrë ftesën, por më kanë konfirmuar se duhet të lajmërohem. Më kanë thënë se do të intervistohem në shtator, por nuk e kanë precizuar kohën se kur. Kanë thënë se ftesa do të dërgohet këto dy ditë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse është një mundësi e mirë për ta dëshmuar pafajësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së. Kam qenë e befasuar me ftesën, por megjithatë jam krenare për periudhën e jetës sime sa isha pjesë e UÇK-së”, ka theksuar ajo për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.