Mobi Casa

Haziri: Pa LDK-në nuk ka as zgjedhje, as zgjidhje – qeveritë ndërrohen shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se po vazhdojnë të punojnë dhe të përmbyllin angazhimin lidhur me Kuvendin Zgjedhor.

Haziri pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, para mediave, ka thënë se 355 delegatë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Kryesia e LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa po vazhdojnë të punojnë që të përmbyllet angazhimi lidhur me përgatitjen e Kuvendit për nesër. Ne me kryetarët e degëve finalizuam angazhimet tona për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve të LDK-së. 355 delegatë tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, do të kenë kushte pune dhe kushte konkurimi. LDK-ja po e përafron qëndrimin lidhur me mbështetjen e kandidatit që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politik të LDK-së. Natyrisht që në të njëjtën kohë garanton pjesëmarrje dhe konkurrencë për të gjithë ata që nesër formalisht i paraqesin kandidaturat në Kuvendin e nëntë zgjedhor”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

Haziri ka thënë se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje as zgjidhje.

“LDK nuk ka nevojë për spektakël, LDK ka nevojë ta konfirmojë në proces zgjedhor rolin dhe peshën që ka në skenën publike. Pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje. Pa LDK-në qeveritë ndërrohen shumë shpejt. LDK është partia e vetme e hapur dhe legale”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.