KKVITI

Aksidente trafiku në Viti e Artanë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një bageri dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Hidromorava

Edhe në Novobërdë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj shqiptarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/