Uje Dea

Miftari: Gërvalla dhe Sveçla derdhën “lot krokodili”, dorëheqja në këto raste s’ka alternativë

/ 2 minuta lexim

Ehat Miftari nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me konferencën e mbajtur sot në Qeveri për raportin mbi vrasjen e Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Miftari ka deklaruar se ministrja Gërvalla dhe ministri Sveçla kanë “derdhur lot krokodili”, duke i akuzuar për shmangie të përgjegjësisë institucionale dhe përpjekje për të mbuluar dështimet e tyre.

“Ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Xhelal Sveçla munden me derdh lot krokodili, me aktru para dy milionë shtetasve te Kosoves, t’i akuzojnë dhe mallkojne të tjerët për të mbuluar dështimet e veta dhe të përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë institucionale. Munden me keqperdor objektin e qeverise dhe ne konference per media te sillen sikur kanë harruar se shteti dhe institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve drejtohen pikërisht prej tyre. Munden me kerku përgjegjësi nga të gjithë, përveç vetes. Mund të përdorin çdo arsyetim politik për të shmangur llogaridhënien dhe ndjenjen e fajit per jeten e humbur te Arlindes”, shkroi ai në Facebook.

UBT - Kosove

Ai ka shtuar se përgjegjësia institucionale dhe morale nuk mund të shmanget, duke theksuar se pushteti nënkupton edhe përgjegjësi për dështimet e institucioneve që drejtohen nga zyrtarët në krye të shtetit.

“Por ka diçka prej së cilës nuk mund të ikin: nga përgjegjësia institucionale, pergjegjesia morale, nga mungesa e empatisë dhe nga turpi që do t’i përcjellë sa herë të kujtohen jetët e grave që shteti qe ata e udheheqin vret grate. Sepse pushteti nuk është vetëm privilegj. Është përgjegjësi. Dhe kur je në krye të shtetit, nuk mund të sillesh njëkohësisht si pushtet dhe si opozitë ndaj dështimeve të institucioneve që drejton. Të paktën para dhimbjes së familjeve që kanë humbur më të dashurat e tyre, tregoni pak dinjitet, empati dhe përgjegjësi dhe doreheqja ne keto raste nuk ka alternative”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.