Eko Higjiena

Lluka: AKR-ja nuk do ta ketë problem kalimin e pragut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anëtari i kryesisë së AKR-së, Valdrin Lluka, ka thënë se ky subjekt politik nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik që vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi për dorëheqjen e kryeministrit ishte i papritur për të dhe për AKR-në.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se sa më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme që të mos mbesin të bllokuara projektet që e presin Kosovën.

UBT

Lluka ka bërë me dije se AKR-ja është e gatshme për zgjedhje të reja, duke theksuar se për këtë parti nuk do të jetë problem kalimi i pragut zgjedhor.

Sa i përket bashkëpunimit me parti politike, anëtari i kryesisë së AKR-së, ka pohuar se nuk ka vija të kuqe si parti.

Në këtë intervistë Lluka ka folur edhe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për gjendjen në Telekom dhe për ndërmarrjen “Trepça”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.