Arrestime të shumta në Gjilan e Kamenicë, pranga të kërkuarve me vendim të Gjykatës
Gjilan – Në Gjilan, e Kamenicë ne pikën kufitare “Dheu i Bardhë” policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të kërkuar nga Gjykata.
Në Gjilan në rrugën “Mulla Idrizi” në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pasjakut.
Kurse në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pasjakut.
Në fshatin Muqivërc, të Kamenicës në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Kurse në qytetin e Kamenicës në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Gjilan njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


