Gjilani arrin marrëveshje edhe me një futbollist nga Teuta e Durrësit
Skuadra e Gjilanit për dashamirët e saj, ka paraqitur edhe një befasi. “Bardh e kuqët” e Gjilanit, kanë arritur marrëveshje me futbollistin nga Kroacia Tomislav Bušić, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga bregdeti Teuta e Durrësit.
33 vjeqari Bušić i cili luan qendërsulmues, me herët ka djersitur fanellat e Hajdukut të Splitit ku edhe ka filluar karrierën e tij për të vazhduar në Dinamo Kiev, Maccabi Petah, Flamurtar, Tiranë, Vllazni dhe së fundmi në Teuta.
Sulmuesi i ri i Gjilanit menjëherë ju ka bashkangjitur ekspeditës “bardh e kuq” në Mavrovë të Maqedonisë Veriore./rajonipress/


