Fundamenti

Kurti: Është koha për shpërndarjen e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se është koha kur duhet të thirret një seancë e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Kurti këtë deklaratë e dha në një prononcim për media, gjatë takimit të tij me bashkatdhetarë në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë opozita e vërtetë, ku sipas tij është e logjikshme që qeveria e re për ndryshime demokratike ta formojnë këto parti.

Hidromorava

I pyetur se si e komenton mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e cila pritet të mbahet të premten ai tha: “Mendoj që është e gabuar, e padrejtë. Tash është koha që të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit dhe për zgjedhje të lira dhe demokratike, e jo mbledhje të qeverisë e cila ka rënë”.

Lideri i LVV-së, Kurti po ashtu tha se prioritet i qeverisë së re duhet të jetë mundësia se si bashkatdhetarët të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata, nëpër vendet ku ata jetojnë.

“I falënderojmë bashkatdhetarët tanë të cilën e duan vendin e tyre pavarësisht gjendjes politike që e kemi ne këtu. Kemi shumë obligim ndaj tyre, së pari duke ia mundësuar që të votojnë lirshëm nëpër ambasadat e Kosovës…”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.